Lezhë: Makina bie në një kanal me ujë, vdesin dy persona

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur në rrugën Milot-Mamurras.

Siç raporton Top-Channel, automjeti i tipit “Toyota”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë.

Viktimat janë Saber Dunga, 45 vjeç banues në Durrës dhe Urim Pepa, 39 vjeç banues në Tiranë.

Dyshohet se brenda makinës ka qenë edhe një person tjetër i cili po kërkohet nga policia.

Sipas policisë, hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon punën për zbardhjen e rastit.

Të ngjashme