Liburn Aliu kujton momentet e kaluara në burg me Ukshin Hotin

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 11:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në ditën kur po kujtohet veprimtari Ukshin Hoti bashkë me të pagjeturit e tjerë, ka folur për momentet e fundit me të në burg, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se prania e Ukshin Hotit sot në politikën kosovare do të ishte tejet e nevojshme.

Aliu tregoi se si e mban në mend veprimtarin nga Krusha e Madhe në kohën kur serbët po i mbanin të burgosur.

“Kemi pasur privilegjin që ta njohim në burgjet e Serbisë. Aty i pamë shumë dimensione të bacës Ukë dhe e patëm fatin ta njohim nga afër mendimin e tij. Do të më mbetet në kujtesë zëri i tij në një dhomë të errët të burgut ku na kishin vendosur gjatë bombardimeve. Në atë bodrum nuk shihej asgjë, ishte plotësisht terr, por atë natë të gjithë po e dëgjonim me vëmendje ligjëratën e bacës Ukë e cila mbeti më e veçanta në jetën time.

“…Ukshin Hoti ishte njeriu që asnjëherë nuk hezitoi ta thotë të vërtetën. Ai shkoi edhe më tej se së thëni të vërtetën. Guximi i tij nuk ishte i momentit. Ishte prezent aty përherë pranë tij, i njëtrajtshëm dhe afatgjatë. Ai i rezistoi joshjes para se t’i rezistonte presionit”.

Të ngjashme