Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, i pyetur pse nuk është pjesë e listës për deputetë të VV-së, ka thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë, raporton Ekonomia Online.
“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marrë tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesisë në tetorin e vitit 2022”, tha ai para mediave.
Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e VV-së si kandidat për deputet, ndonëse është një nga firgurat qendrore të kësaj partie.