Femrat priren të jenë më pak ambicioze pas shtatzënisë

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Femrat janë dukshëm më pak të prirura sesa meshkujt që të rriten në punë pasi të lindin fëmijë, sugjerojnë hulumtimet e reja.

Raporti i publikuar së fundi nga ekspertët britanikë ka zbuluar se vetëm 27.8 për qind e femrave janë të vetë-punësuara apo punojnë me orar të plotë tri vite pas lindjes, krahasuar me 90% të meshkujve

Të dhënat po ashtu tregojnë se femrat që rikthehen në punë pas pushimit të lehonisë janë 66% më pak të prira të rriten në pozitë gjatë pesë viteve të ardhshme, krahasuar me meshkujt.

Veç kësaj, 17% e femrave e lënë punën gjatë pesë viteve pas lindjes, krahasuar me vetëm 4% të meshkujve,shkruan telegrafi.

Hulumtuesit kanë treguar se femrat ende vuajnë ekonomikisht si rezultat i përgjegjësive që i kanë si prind. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme