Këshilla për një gjumë të rehatshëm

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 23:55 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është një gjumë i mirë dhe i rehatshëm. Ai na shpëton nga rrathët e errët dhe qeset e fryra poshtë syve, si dhe na sjell freski dhe ngjyrë rozë në faqet tona.

1. Bëni stërvitjet mirë

Po, të gjithë e dijmë se nëse dëshirojmë të flejmë, atëherë duhet që të jemi të lodhur. Kjo është e qartë. Por, një nga mënyrat më të mira që mund t’i bëni vetes është të bëni pak ushtrime.

Ekspertët shpesh thonë se nuk duhet të bëni ushtrime natën vonë, meqenëse nuk duhet që të stimuloheni vonë gjatë mbrëmjes. Por, Sarah thotë se të përfundosh ditën me disa ushtrime të lehta, në të vërtetë mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për të fjetur. “Disa ushtrime të yoga-s do të mbanin larg shqetësimet tuaja”, pohon ajo.
Ajo thekson se, gjatë ditës duhet të jeni sa më aktiv që është e mundur. Madje edhe ushtrimi më i lehtë si ecja apo shetitja, Tai Chi, notimi ju ndihmojnë të ndiheni mirë gjatë ditës, ndërsa qetësojnë mendjen tuaj dhe ju ndihmojnë për të fjetur më mire natën.

2. Çfarë duhet të hani?

E pra, e dimë se konsumi i djathit ju sjell ëndrra të këqija apo makthe gjatë natës, ose të paktën kështu thonë mitet (por, me të vërtetë ngjan ashtu!). Pra, çfarë mund të hani që t’ju zë gjumi më shpejtë dhe të bëni gjumë të rehatshëm?

Sarah rekomandon ushqime me shumë vitamina B në to. “Mungesa e gjumit mund të jetë si rezultat i stresit. Në këto kohë të vështira apo stresuese, vitamina B është qasja më e mirë”, thotë Sarah.

Vitamina B6 në veçanti është shumë e mirë, pasi është e nevojshme për të bërë melatoninë, e cila është hormone që ndikon për rritjen apo shkaktimin e gjumit. Llojet e peshkut, si salmoni dhe tuna, ashtu si edhe bizelet dhe bananet, përmbajnë shumë vitamina B6.

Gjithashtu edhe ushqimet me përmbajtje të magnezit janë shumë të mira, pasi kanë një efekt qetësues natyror si dhe balancojnë nivelet e sheqerit në gjak. Drithërat kanë një dozë të mirë të magnezit, kështu që konsumoni bukë gruri dhe llojet e pastave.

3. Mbani një rutinë

Mbajtja e një rutine të caktuar është mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar për fjetje sa më të shpejtë. Krijimi i një rituali para kohës së gjumit, mund të jetë po aq qetësues sa edhe I dobishëm për ju, ashtu siç është edhe për fëmijët e vegjël.

Kjo rutinë nënkupton, ngrënien, shkyçjen e TV-së, banjë relaksuese çdo natë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë (sigurisht, ka edhe përjashtime pasi keni nevojë edhe të dilni në mbrëmje dhe party deri vonë!).

Gjatë bërjes së një dushi relaksues, Sarah sugjeron të shtoni disa aromatizues që ta bëni edhe më qetësuese atmosferën si: livando, bergamot, jasemin, trëndafil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme