Si ndihen të martuarit që kanë tradhtuar?

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

1.

“Gruaja ime bënte dializë prej 3 vitesh derisa bëri transplant veshkash. Unë i dhurova veshkën (të cilën ajo e ka akoma), edhe pse isha i sigurtë që s’do të jetonte. Gjatë kësaj kohe kolegia ishte aty për mua gjatë gjithë kohës. Rashë në dashuri me të. Kisha shumë frikë të qëndroja vetëm, por do doja shumë të kthehesha pas në kohë. Kjo shoqja ime e cila u bë posesive ndaj meje i tregoi gruas çfarë kishim bashkë. Që atëherë, jeta ime ka marrë për kot. Gruaja ma fali, por gjërat nuk janë njësoj. Dhimbja është ende këtu dhe ndjesia e fajit më shoqëron çdo ditë.”

2.

“10 vite më parë u përfshiva emocionalisht me dikë. Im shoq kishte probleme me alkoolin dhe depresionin dhe unë ndihesha shumë e dobët atë periudhë. Ai e mësoi tradhtinë time dhe pavarësisht se jam përpjekur shumë për ta rregulluar, mendoj se kam humbur shokun tim më të mirë dhe e kam lënduar si askush tjetër. Ndihem shumë keq që e bëra këtë për diçka pa vlerë. Ajo lidhje më kushtoi besimin, dashurinë dhe shkatërroi themelet e martesës time.”

3.

“Unë krijova një lidhje për t’u arratisur nga realiteti im. Im shoq ishte abuziv për vite me radhë dhe unë urreja veten që e lejova që kjo të ndodhë. Tradhtova, im shoq e zbuloi dhe u ndamë. Pendohem vetëm që s’pata guxim t’i kërkoja e para divorcin që të paktën të mos humbisja integritetin tim, por jo që lashë një burrë që s’më vlerësoi kurrë. Meritoja më shumë.”

4.

“Martesa jona kishte gjithnjë e më shumë tension sepse ne s’ishim në të njëjtin drejtim kur ishte çështja tek të pasurit fëmijë. Jeta në çift në përgjithësi ishte e mirë, madje shumë më e mirë se ç’është tani. Një gabim si pasojë e alkoolit më çoi drejt divorcit dhe sot, 4 vite më vonë pendohem çdo ditë. Trembem që s’do jem kurrë e lumtur apo të kem fëmijët që kam dashur gjithmonë të kem.”

5.

“Unë kam fjetur me gruan e shokut tim të ngushtë. Ca vite më vonë ata u divorcuan dhe ajo i tregoi për ne. Eshtë gabimi më i madh që kam bërë në jetën time. Lëndova mikun më të mirë dhe gruan në të njëjtën kohë. Nuk ja vlejti fare të humbisja njerëzit më të mirë që kisha njohur ndonjëherë.”

6.

“Për 22 vite kam qenë i martuar me një narciste (ishte e diagnostikuar) prej terapistëve. Unë i jepja gjithçka donte. Nëse s’i përgjigjesha telefonit, ajo do të shihte direkt me kë po flisja dhe nëse po flisja me dikë tjetër, ziheshim pse nuk ishte ajo prioriteti im në atë moment. Unë nuk e dua atë mjedis familjar për fëmijët e mi. Gruaja im e pranoi pa dëshirë dhe vendosëm të ndahemi. Gjatë kësaj kohe unë njihem me dikë dhe bie në dashuri me të. Ndjej që po jetoj sërish, më shijon kur e shoh atë të lumtur dhe më pëlqen vetja pranë saj. I vetmi peng që kam janë fëmijët, që vuajnë pasojat e divorcit tonë.”

7.

“Shkatërroi besimin në martesën time. Ne jemi akoma të martuar dhe po punojmë për të qenë si më parë, por ka qenë një tmerr. Ai më pyet për çdo gjë që bëj tani dhe më ndjek këmba-këmbës. Unë e dua dhe e di që s’duhet ta kisha bërë çfarë bëra. Ti nuk e di kurrë çfarë dëmi je duke bërë përmes një tradhtie, aq më tepër kur ke fëmijë. Nuk do ta përsëris më kurrë në jetën time.”

8.

“Vendimi më i keq që mund të kem marrë në jetë. Jeta ime ndryshoi 100%. Humba gruan dhe fëmijët. Jetoj në një shtëpi me një dhomë. Krishtlindjet janë gjithmonë të ftohta”. (BuzzFeed)

Të ngjashme