Të këqijat kur jeni shumë zemërgjerë

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Është me të vërtetë e vështirë ta doni veten nëse jeni të zënë duke dashur të tjerët tej mase, duke qenë me të vërtetë zemërgjerë e shumë bujar. Sidomos në ditët e sotme.

Ja disa shenja që tregojnë se ju po jepni më shumë se që duhet nga vetja jote:

Lumturia juaj është në rrezik

Përderisa mund të ndiheni të lumtur duke ndihmuar të tjerët, njerëzit që ndihmojnë më shumë se që duhet përfundojnë duke u përballur me ankth dhe depresion.

Keni shumë drama në jetën tuaj

A ndiheni se jeta juaj është një dramë? Kur ju të merreni me jetët e të tjerëve natyrisht që do të përfshiheni në të gjitha gjërat që ndodhin kështu duke ngritur nivelin e dramës në jetën tuaj.

Shumë njerëz kërkojnë ndihmë nga ju

Natyrisht që të ndihmosh të tjerët është një gjest shumë I mirë për ju dhe për personin në fjalë, por nëse njerëzit thjeshtë po ju shfrytëzojnë në çdo sekondë të jetës suaj duke ju thirrur për çdo problem të mundshëm që kanë atëherë kjo është me të vërtetë shumë stresuese për ju.

Nuk keni kohë për vetën tuaj

Nëse nuk keni kohë për vetën tuaj atëherë asgjë nuk ka vlerë. Sepse ju do të vuani në fund të fundit. Konsiderojeni të largoni disa gjëra nga agjenda juaj dhe të krijoni ca kohë për vetën tuaj dhe për të bërë gjërat që ju relaksojnë.

Rrallëherë përdorni fjalën “jo”

Ju nuk mund të kujdeseni për asnjërin nëse jeni të lodhur, të lodhur nga drama, dhe gati të keni një acarim mendor. Duhet të kujdesesh për veten si fillim, dhe kjo do të thotë të thuash “jo” më shpesh.

Të ngjashme