Ligjet reformuese, pas mocionit të mosbesimit

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 16:06 | Nga

Pas iniciativës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja, gjatë javës në Kuvend në rend dite para deputetëve do të jenë ligjet reformuese.

Besohet se dy partitë më të mëdha maqedonase për këto ligje tashmë kanë arritur marrëveshje për t’u miratuar deri më 15 prill, dy ditë para publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian. Profesori Temelko Ristevski beson se ligjet për të cilat nevojiten 2/3 e votave do të marrin edhe mbështetjen e VMRO-së dhe do të votohen në paketë.

“Unë personalisht mendoj se do të arrihet një konsensus mes pozitës dhe opozitës. Është diçka që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë, diçka që është me interes për pozitën dhe opozitën dhe pres që ai paket ligjesh të miratohet sikurse për ato të cilat duhet 2 e 3 e votave dhe sigurisht nuk do të ketë problem për ato për të cilat nuk nevojitet një shumicë e tillë. Këto ligje do të miratohen dhe mendoj se do të mbizotrojë arsyeja. Pozita por edhe opozita duhet të luftojnë për interesat e qytetarëve dhe interes i qytetarëve të Maqedonisë është që më në fund vendi një ditë t’i bashkohet familjes së madhe evropiane të kombeve” – tha Temelko Ristevski, Profesor Universitar.

Profesori Ristevski është i bindur se këto ligje do të miratohen me kohë dhe se Maqedonia do të merr një raport pozitiv, nga Komisioni Evropian. Të gjitha propozim ligjet të cilat paraprakisht kanë kaluar në Qeveri dhe që kanë të bëjnë me reformat tashmë janë në procedurë parlamentare dhe janë në rend dite në seancat e radhës. Këtu bëjnë pjesë ligjet që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor, Kodi Zgjedhor, propozim ligjet për ndjekjen e tekeomunikimeve dhe formimin e Agjencisë Teknike Operative, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme