Limaj: Drenasit po ia ofrojmë një njeri punëtor

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 12:50 | Nga

Kandidati për të parin e komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, është pritur në një takim madhështor nga banorët e Komoranit, të cilët thanë se janë tepër të zhgënyer pas premtimeve të shumta nga qeveria lokale dhe ajo qendrore, njofton kumtesa partiake.

Në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA për Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka lavdëruar kandidatin Isa Xhemajlaj, për të parin e Drenasit, ku tha se ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia por asnjëherë nuk e pranoi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakëta dhe punës së ndershme. Ai tha se këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye jemi në një gjendje jo të mirë.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij para shumë banorëve në Komoran, tha se këto zgjedhje po vinë pa dëshirën dhe fajin tonë. Tutje Limaj ka deklaruar se qytetarët e Drenasit kanë nevojë për atë që përfaqëson kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Kryetari Limaj tha se Drenasit po ia ofrojmë një njeri të drejtë dhe punëtor. Duhet të bashkohemi rreth energjisë pozitive, mendimeve e bindjeve politike, duke u bashkuar me kandidatin e NISMA’s për kryetar të Drenast, Isa Xhemajlaj.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se angazhimi ynë nuk do të jetë për tu shërbyer vetëm interesave të partive në Drenas, por angazhimi ynë do të jetë për tu shërbyer të gjithë qytetarëve të Drenasit, pa dallime.

“Unë do të jem në mesin tuaj bashkë me ju, familja ime, fëmijët e mi do të jenë në ato shkolla, në ato banka bashkë me fëmijët tuaj, do jem me ju edhe kur kemi drita e kur s’kemi drita, edhe në borë e vërshime, edhe kur kemi gëzime e hidhërime” ka thënë në fund të fjalimit të tij, kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Ndërsa, Sekretari për Ekonomi i NISMA’s, Shyqiri Bytyqi, para bashkëvendësve të tij ka folur për situatën e rëndë ekonomike jo vetëm në Drenas, por në gjithë vendin. Bytyqi, po ashtu ka përmendur edhe për barrierat e qëllimshme që pushteti ua ka bërë bizneseve në Komoran.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar edhe banorët e fshatit Nekoc. Mbështetja nga qytetarët e komunës së Drenasit, për kandidatin e NISMA’s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është çdo ditë e më e madhe.

img_8907

img_8947

img_8987

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme