Limaj e ka një gajle, mos po i rritet mendja “koalicionit të madh”

Suharekë | 31 Maj 2017 | 20:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pas tubimit të përbashkët në Prishtinë, me partnerët e koalicionit, ka një tubim me partinë e tij në Suharekë.

Këtu ka thënë se nuk ka dilemë se PDK-AAK-Nisma do t’i fitojë zgjedhjet e 11 qershorit. Por, ai ka treguar se e ka një brengosje.

“Nuk ka asnjë dilemë që ky koalicion i madh do t’i fitojë zgjedhjet, unë s’e kam atë gajle. Unë e kam një gajle tjetër” çka do të bëjë ky koalicion mos do t’i rritet mendja; rritet mendja, arroganca, dhe e han vetën sikur ata të tjerët përpara”, u shpreh Limaj, dikur drejtues i lartë i PDK-së.

“Kur e merr besimin e qytetarëve është përgjegjësi e madhe, nuk është vetëm privilegj, kam parë që njerëzit kanë nis të ndajnë detyra, është përgjegjësi e madhe se Kosova e ka edhe këtë rast për ti dhënë drejtim. Siç e thash nuk kam asnjë dilemë në rezultatin e këtij koalicioni, dilemat e mija janë a do të mundim, a jemi të gatshëm, a janë të gjithë të gatshëm ata që e flasin me mbajt fjalën”.

Të ngjashme