Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Liberale Egjiptiane në kuadër të ditëve Nacionale të Komunitetit Egjiptian.
Ai ka uruar 24 qershorin, ditën Nacionale të këtij komuniteti. Limaj ka thënë se ky komunitet është vlerë e shtuar Kosovës.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë ky komunitet ka qenë i angazhuar dhe pjesë e të gjitha proceseve që ka kaluar vendi dhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
“Ne vlerësojmë se komuniteti egjiptian janë vlerë e shtuar e Republikës Kosovës I jep kuptim lirisë dhe bashkëjetesës në vendin tonë. Ne të gjithë kemi kaluar në situata të vështira. Sot jemi në rrethanë tjetër duke mbështetur fuqishëm njëri tjetrin. Çdo qytetarë i Kosovës duhet ta ndjej lirinë, kujdesin e shtetit. Për mua është një nder i veçante për faktin që përfaqësuesi i këtij komuniteti është partner i yni. Ne kemi ndërtuar një partneritet të fuqishëm, jo për një mandat, por ideja ime është të ndërtojmë përtej kësaj”, ka thënë Limaj.
“Le të vazhdoj tradita jonë e bashkëjetesës, ndihmës njeri- tjetrit, mirëkuptimit ta ndërtojmë këtë vend. Shtetin e Kosovës nuk e kemi ndërtuar kundër askujt. Ju siguroj se do ta keni mbështetjen e plotë në gjithë iniciativat. Për ta bërë një Kosovë sa më të mirë më humanë dhe të barabartë. Të bëhemi zëri i atyre që s’kanë mundësi. Njerëzve të sëmure, familjeve që s’kanë të ardhura”, ka shtuar Limaj.
Me pas ai ka folur edhe për bashkëpunimin partiak që partia të cilën ai e drejton ka me PLE-në.
“Shprehe vullnetin tonë për të vazhduar partneritetin që kemi në Kuvend dhe Qeveri. Ne nuk kemi ndërtuar partneritet vetëm për një mandat, por përtej. Kemi qindra vjet qe jetojmë bashkë. Sfidat i kemi ndarë bashkë”, ka shtuar Limaj.
Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane kërkoi që institucionet të bëjnë më shumë për komunitetit egjiptian.
“Kosova është shtet i yni dhe në vend tjetër nuk kemi. Ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për komunitetin”, tha Berisha.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies, Skender Reçica, shpalosen projektet për komunitet dhe planet për të ardhmen.