Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Mustafë Hoxha.
Në një postim në Facebook, Limaj ka shkruar se do ta përkujtojë atë përherë si shok e mik të urtë dhe punëtor.
Më poshtë postimi i Limajt:
Na tronditi lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, bashkëluftëtarit Mustafë Hoxha. Tafë, shumë vështirë ta shkruaj këtë status ngushëllimi për vdekjen tënde.
Vdekja jote ka lënë një zbrazëtirë të madhe. Do të të kujtojmë përherë si një shok e mik të urtë e punëtor.
Familjes së Tafës, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, i shprehe ngushëllimet më të sinqerta.
Prehu në paqe miku im!
I përjetshëm kujtimi për ty!