Lirohet Loredana Zefi, reperja nuk përbën rrezik për Zvicrën

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Loredana Zefi tashmë është e lirë pas arrestimit gjatë mbrëmjes së kaluar nga autoritetet policore zvicerane.

Reperja shqiptare ishte arrestuar së bashku me të vëllanë, Bekimin pasi një çift zviceran kishte ngritur padi për kërcënim dhe zhvatje.

Sipas portali, “DeinUpdate” bukuroshja jonë pas marrjes në pyetje nga policia tashmë është liruar.

“Informacione të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, janë publikuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Simon Kopp, zëdhënësi i policisë, ka deklaruar se dyshja është liruar pasi që nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe besohet se nuk do të ikin nga Zvicra.

Kujtojmë se Loredana dhe i vëllai thuhet se i kanë marrë rreth 900 mijë franga në total 52-vjeçares, Petra Z., dhe bashkëshortit të saj, Hans, 53-vjeçar.

Reperja akuzohet se i ka zhvatur shtetases zvicerane rreth 700 mijë franga, kurse vëllai i saj 200 mijë sosh.

Të ngjashme