Ekonomia Online
FUNDIT

Lirohet një hapësirë publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Rama paralajmëron aksione të tjera

Lirohet një hapësirë publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Rama paralajmëron aksione të tjera

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa bazë ligjore si parking privat, është liruar pas një aksioni të realizuar nga Drejtoria e Pronës. Sipas njoftimit të kryetarit Perparim Rama, aksioni është ndërmarrë me vendim të Drejtorisë së Pronës, në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe […]

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa bazë ligjore si parking privat, është liruar pas një aksioni të realizuar nga Drejtoria e Pronës.

Sipas njoftimit të kryetarit Perparim Rama, aksioni është ndërmarrë me vendim të Drejtorisë së Pronës, në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të qytetarëve.

Rama ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë aksioni i fundit, duke paralajmëruar vazhdimin e lirimit të hapësirave të tjera publike që janë uzurpuar ose shfrytëzohen pa bazë ligjore.

Kryetari thekson se qëllimi i këtyre veprimeve është garantimi i përdorimit të drejtë të pronës publike dhe ruajtja e interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Të ngjashme