Lladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Prishtinë | 21 Shk 2026 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Ramiz Lladrovci ka thënë se “qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues”.

Ai ka deklaruar se “angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit”.Postimi i tij:

Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues.

Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës.Demonstrata të qeta në qytetet evropiane, me diplomaci aktive e miq, do të ishin hapa deri në vendimin lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën e bashkëluftëtarët.

Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit. Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Të ngjashme