Lladrovci pret përkrahje të madhe në bastionet e PDK-së

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 23:52 | Nga

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bartësin e Listës për asamble, Labinot Halilaj dhe asambleistët e kësaj ane, ka vazhduar sot takimet elektorale në Polluzhë, Vërboc e Shtuticë.

Lladrovci i ka quajtur këto fshatra si bastione të PDK-së dhe ka thënë se pret përkrahje të fuqishme këtë të diel.

“Polluzha dhe Shtutica janë dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës. Në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi”, ka shkruar Lladrovci, në një postim në Facebook.

Sipas Lladrovcit, vota për të dhe Listën e PDK-së, është votë dhe përgjegjësi. “Duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshatra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Na jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit”, ka theksuar Ramiz Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme