Lladrovci vlerëson Dhurata Hoxhën, si ministren e parë që largoi zyrtarët me akuzë

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Ministren e Integrimit në detyrë, Dhurata Hoxha dhe me këtë rast e ka falënderuar për angazhimin e saj për projektet infrastrukturore.

Lladrovci në veçanti e ka vlerësuar Minsitren Hoxha si e para Ministre e cila ka larguar zyrtarët me akuzë deri në përfundimin e procesit, gjë të cilën e ka bërë edhe ai në komunën e Drenasit.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në takimin e rastit në Drenas, e falënderova Ministren në detyrë, Dhurata Hoxhën, për angazhimin e saj për promovimin e nevojave të vendit dhe komunës tonë për projekte të mëdha infrastrukturore.

E falënderova Ministren dhe përgëzova për angazhimin e saj konsekuent duke qenë e para ministre që largoi të gjithë zyrtarët me aktakuzë, gjë të cilën unë po ashtu e kam aplikuar që nga dita e parë si kryetar i komunës. Vendi ynë me përfaqësuesen si Ministrja Hoxha, ka shtuar Fondet e IPA-s, WBIF dhe fondet nga donatorët bilateral, duke u vënë në shërbim të nevojave të qytetarëve me projekte nga fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, energjia, arsimi, konkurrueshmëria, etj : ka përfunduar Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme