Llapi zyrtarizon transferimin e Agon Mucollit

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Agon Mucolli, i cili ka firmosur kontratë me klubin nga Podujeva deri në vitin 2028.

Mucolli, 27-vjeçar, luan në krahun e majtë të sulmit dhe vjen te Llapi me një përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian, veçanërisht në kampionatin danez, shkruan Indeksonline

Gjatë karrierës së tij, Mucolli ka qenë pjesë e skuadrave si FC Fredericia, Vejle BK, Odense BK, Kristiansund BK dhe Varbergs BoIS.

Periudhën më të suksesshme e ka kaluar te FC Fredericia, ku në 102 paraqitje ka realizuar 29 gola dhe 22 asistime, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në repartin ofensiv.

Mucolli ka përvojë edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e Shqipërisë U21.

Me këtë transferim, Llapi synon të forcojë repartin ofensiv dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonet e ardhshme.

Mucolli do ta veshë fanellën bardhekaltër deri në vitin 2028.

Të ngjashme