Llorente rikthehet në radarin e Interit

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Fernando Llorente thuhet se është shfaqur në radarin e Antonio Conte te Interi, me sulmuesin spanjoll që mund të largohet nga Napoli.

Gennaro Gattuso u emërua trajner i ri i Napoli dje dhe sipas gazetës Tuttosport, Llorente pritet t’i ketë ditët e numëruara në San Paolo.

Sipas gazetës italiane, 34-vjeçari mund të kërkoj klubi të ri qysh në muajin tjetër, duke paralajmëruar trajnerin e Interit për nënshkrimin e tij.

Të dy kanë punuar së bashku te Juventusi gjatë kohës së Contes si trajner në Torino, dhe mediumi thekson se ai po vëzhgon situatën e spanjollit.

Interi është në kërkim të një sulmuesi të ri për të hequr presionin e Romelu Lukakut dhe Lautaro Martinezit, me Alexis Sanchez të dëmtuar dhe që nuk pritet të kthehet deri në mes të janarit.

Llorente ka filluar vetëm tre ndeshje në Serie A këtë sezon, megjithëse ai ka shënuar tre gola në 13 paraqitjet e tij për Napolin.

Ai gjithashtu ka shënuar një herë në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar Napolin të sigurojë një vend në 1/16-tën./T


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme