Lluka kërkon përgjegjësi nga operatorët e energjisë, shmangien e reduktimeve

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 15:52 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Menaxhimi jo i mirë i punës nga kompania KESCO, dhe rritja e kërkesës për energji elektrike, janë arsyet kryesore pse kohëve të fundit ka pasur reduktime të energjisë elektrike. Kështu tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas takimit me drejtues të KEK-ut, KOSTT-it, ZRRE-së dhe KEDS-it, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i takimit ishte koordinimi më i mirë i punëve për të parë se pse po kemi ndërprerje të punëve, cili është fajtori për këtë. Sot nuk kishin reduktime, situata ishte më e mirë sot. Një ndër arsyet mund të themi ne vazhdojmë të kemi probleme me Serbinë me negociatat me energjinë. Për të importuar energjinë fatkeqësisht në Kosovë kërkohet që përveç të kemi energji të mjaftueshme, duhet të kemi edhe rrugën”, tha Lluka, në një konferencë shtypi, pas takimit.

“Në momentin që ishte kjo rritje e nevojave të energjisë dhe ‘Blloku B’ ra, kishte reduktime të energjisë. Ajo çfarë u pajtuam është se reduktimet nuk duhet të ndodhin vetëm në një pjesë të Kosovës por të jenë të barabarta pra edhe në pjesën veriore. Një pjesë ka qenë kur ka ra blloku ka pasur reduktime dhe për atë kohë ka pasur një arsyeshmëri, mirëpo edhe dy ditë më herët ka pasur reduktime, edhe pse të gjitha blloqet kanë qenë në funksion”, tha Lluka.

Sipas ministrit Lluka, KESCO nuk e ka planifikuar si duhet importin e energjisë.  Ai tha se KESCO e ka obligim që ta sigurojë importin për t’i furnizuar qytetarët me energji elektrike.

“Ajo energji që është marrë duhet të kthehet dhe si duhet të kthehet është përmes tepricave” shtoi ministri Lluka.

Ndërsa nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Arsim Janova tha se për dëme të tilla, sipas ligjit, operatorët, në këtë rast KESCO, mund të ndëshkohen me 10 përqind të të hyrave vjetore. Mirëpo sipas Janovës, ende nuk mund të shpalos se cilat janë veprimet që ZRRE do të ndërmarrë për shkak se kjo çështje është ende duke u shqyrtuar.

“Ne jemi duke bërë monitorimin e të gjithë operatorëve të sistemit. Ne në vazhdimësi kemi dërguar shkresa dhe i kemi bërë me dije që e dini ju se është rritë importi por edhe pastaj në bazë të rritjes së kërkesave por edhe këtë do ta shqyrtojmë, kështu që ne në çdo masë edhe sot iu treguam të gjithë akterëve që janë në monitorim” ‘Ligji parasheh masa janë deri në 10 pqrqind të hyrave të operatorit gjobë. Mirëpo deshta me thanë që janë masa të ndryshme që do të shqyrtohen edhe në bord. Ne e kryejmë punën tonë si ZRRE. Nuk është hera e parë që këta ia gjuajnë fajin njëri-tjetrit. Pa e shqyrtu ne nuk mund të marrim masa të tjera”, deklaroi Janova.

 

 

Të ngjashme