Lluka paralajmëron shkarkimin e Ejup Osmanit, i cili punësoi katër fëmijët në Telekom

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka reaguar për rastin e anëtarit të bordit të Telekomit, Ejup Osmani.

Lluka ka thënë se nëse është e vërtet se Osmani ka punësuar brenda një muaji 4 fëmijët e tij në Telekom, ai do të shkarkohet.

“Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë”, ka thënë Lluka.

Reagimi i plotë

“Lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës që, sipas KTV, ka punësuar 4 fëmijët e vet në Telekom brenda 1 muaji:Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës”, ka shkruar Lluka.

Lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës që, sipas KTV, ka punësuar 4 fëmijët e vet në Telekom…

Posted by Valdrin Lluka on Thursday, February 28, 2019

Të ngjashme