Lojërat Mesdhetare – Rama: Në kohë rekorde hartuam Master-planin, edhe Fakulteti i Edukatës Fizike zhvendoset në Bërnicë

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 15:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i tha Ekonomia Online se brenda një periudhe të shkurtër komuna ka arritur që ta hartojë Master-planin e fshatit Olimpik ku pritet që të zhvillohen Lojërat Mesdhetare në vitin 2030.

Ai ka thënë se në bazë të këtij plani fshati Olimpik pritet që të ndërtohet në Bërnicë, dhe se atje do të ndërtohet Stadiumi i Kryeqytetit, Pishina Olimpike, po ashtu është projektuara që atje të zhvendoset edhe Fakulteti i Edukatës Fizike.

Rama shtoi se ndër të tjera aty është projektuar që të ndërtohet edhe Shkollat e Futbollit, tereni për Federatën e Ragbit dhe tereni për Federatën e Futbollit për vajza.

“Me përgatitjen edhe për Garat Mesdhetare Olimpike tash ne vetëm e kemi bërë Masterpalnin. Jemi ashtu një hap para ose nëpërmjet arkitektit të qytetit kemi mbërri që të arrijmë një periudhe kohore shumë të shkurtër ti analizojmë zonat edhe ta bëjmë Masterplanin për Fshatin Olimpik. Ku edhe kemi me pas edhe studionin e Kryeqytetit, kemi me pas sallën multi-funksionale, Pishinën Olimpike”.

“Po ashtu kemi biseduar edhe me Universitetin e Prishtinës ku pjesa DIF-i që është quajtur, Fakulteti i Edukatës fizike kanë kërkuar që me planifikuar në atë zonë edhe atë e kemi planifikuar. Po ashtu Shkollat e Futbollit, tereni për Federatën e Ragbit, tereni për Federatën e Futbollit për vajza, gjitha këto janë të planifikuara”, tha ai.

Kryetari Rama ka thënë komuna nga data 23 deri me 25 janar të vitit tjetër do të organizojë  Konferencën për Investitorë. Sipas tij, investitorët nga e gjithë bota do të mund të shohin mundësit për të investuar në transformimit të mirëfillte të kryeqytetit.

“Po ashtu paralelisht me 23 deri 25 janar e kemi organizuar Konferencën për Investitor, ku edhe do të ftojmë investitor të ndryshëm nga e gjithë bota me fokus në diasporë që tash kanë me pas një portfoljo të cilin ne e kemi përgatitur, një portfoljo me mundësi për investime”.

“Mundësi të tjera ku diaspora do të ketë mundësi, investitorët nga jashtë do të kenë mundësi që së bashku me kryeqytetin të jenë pjesë e transformimit të mirëfillte të kryeqytetit”, tha ai, raporton EO.

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Vendimi është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) në një takim të mbajtur në Heraklion të Greqisë.

Të ngjashme