Ekonomia Online
FUNDIT

Lojtarët serbë nuk pranojnë të luajnë kundër Feronikelit

Lojtarët serbë nuk pranojnë të luajnë kundër Feronikelit

Politika ndërhyn sërish në futboll dhe sërish në një aktivitet të rëndësishëm, të organizuar nga UEFA. Vetëm një muaj e gjysmë pasi dy futbollistë me origjinë serbe dhe trajneri i Malit të zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe tre lojtarët e Slovan Bratisllavës. Sllovakët do të përballen nesër në orën […]

Politika ndërhyn sërish në futboll dhe sërish në një aktivitet të rëndësishëm, të organizuar nga UEFA.

Vetëm një muaj e gjysmë pasi dy futbollistë me origjinë serbe dhe trajneri i Malit të zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe tre lojtarët e Slovan Bratisllavës.

Sllovakët do të përballen nesër në orën 18:00 me skuadrën kampione të Kosovës, por si duket ndërhyrja nga ana e komunitetit serb ka bërë që futbollistët, Aleksander Cavric dhe Dejan Drazic, si dhe trajnerit Vladimir Radenkovic, që të mos luajnë sfidën e nesërme.

Të tre këta e kanë pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar vendimin e tyre.

Të ngjashme