Ademola Lookman e ka vënë emrin e tij në listën e golashënuesve, në ndeshjen e sontme ndaj Barcelonës, e cila po luhet në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi 2-0 në “Camp Nou”, teksa në “Metropolitano” pësoi dy gola për 20 minuta.
Mirëpo tashmë Atletico e ka rikthyer epërsinë në rezultatin e përgjithshëm, me golin e shënuar nga nigeriani Lookman.
Lookman iu kundërpërgjigj golave të shënuar nga Lamine Yamal në minutën e katërt dhe Ferran Torres në minutën e 24-të.
Nigeriani shënoi në minutën e 31-të për 1-2.
Rezultati momental sonte në Madrid është 2-1 për Barcelonën, teksa ai i përgjithshmi është 3-2 për Atleticon.