Është spekuluar shumë se Lori është ndarë nga i dashuri i saj Vis Bajraktari.
Dhe mbrëmjen e kaluar duket se këto thashetheme gjetën prova të forta.
Mediet kanë publikuar se Lori postoi në Snapchat një video ku ishte fare e dukshme dora e një mashkulli që po prekte dhe përkëdhelte gjurin e saj.
Dyshimet se mos ishte dora e të dashurit të saj të vjetër u shuan menjëherë pasi ky i fundit postoi një foto ku tregonte që ishte larg Lorit.
Për t’i shtuar edhe më tej këto dyshime mendoi vetë Lori, e cila e fshiu videon, duke lënë të nënkuptohet se kishte diçka “inkriminuese” në të, përveç emojit të zemrës.