Loriana Kuka: Të fitoj medalje në Tokio është synimi më i madh në karrierën time

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar një intervistë të xhudistes kosovare, Loriana Kuka, e cila nesër fillon garën për medalje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

“Besoj në punën tonë, kështu që jam e qetë”, ka thënë ajo.

Kuka tregoi se ka ëndërruar gjithmonë për pjesëmarrje në Olimpiadë.

“Për mua ka qenë gjithmonë ëndërr të marr pjesë në Olimpiadë, shpresoj edhe të kthehem me medalje, siq ka qef çdo sportist”.

Xhudistja nga Peja lufton në kuadër të kategorisë 78 kilogramë, njofton Klankosova.tv.

“Të fitoj medalje është synimi më i madh në karrierën time”, përfundoi ajo.

Të ngjashme