“Luftë” për abone, 1500 copë për 70 mijë studentë

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Debatet janë të shpeshta çdo fundmuaji mes studentëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Konvikteve.

Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.

Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.

“Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, tha studentja.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume i thotë Top Channel se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve të ripyeten edhe njëherë, kjo pasi situata mori zgjidhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme