Luhen dy sfidat e fundit të kësaj jave

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Pas tri ndeshjeve në dy ditët e kaluara, e diela sjellë edhe dy sfida të Ipko Superligës.

Skuadra e Dritës pas gabimit ndaj Ferizajt javën e kaluar, zhvillon edhe duelin e dytë në shtëpi, ku kësaj radhe pret Flamurtarin.

Kuqezinjtë kanë ditur shpesh herë të dalin triumfues nga Gjilani, hic më larg se në edicionin e kaluar, andaj ekipi bardhekaltër nuk pritet të ketë punë të lehtë.

Ndryshe nga ky ballafaqim, takimi tjetër në “Ferki Aliu” është krejtësisht i paparashikueshëm.

Vushtrria para shikuesve vendës luan ndaj Trepcës ’89, që e nisi edicionin furishëm me fitoren e thellë ndaj Gjilanit

Të ngjashme