Lukaku barazon rekordin 71-vjeçar pas fitores së Interit ndaj Milanit

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Romelu Lukaku u bë lojtari i parë i Interit pas 71 vjetëve që shënoi në katër derbi radhazi të Milanit ndërsa Nerazzurrët mposhtën rivalët e tyre të qytetit 3-0 të dielën.

Lukaku shënoi golin e tretë të Interit pas dy golave të Lautaro Martinez, duke u shkëputur në vendin e parë me katër pikë larg Milanit, raporton goal.com

Goli i bukur i Lukakut jo vetëm që e vuri Interin në kontroll kundër Milanit, por gjithashtu i bëri vend atij në librat e historisë së klubit.

Sulmuesi belg është lojtari i pare i Interit që nga Benito Lorenzi më 1950 që shënoi në katër derbi të Milanit radhazi. Lojtari i fundit nga të dy ekipet që e bëri këtë ishte ish-sulmuesi i Milanit, Romeo Bonetti, në vitet 1972-73.

Tri golat e fundit kundër Milanit, Lukaku i ka shënuar këtë sezon, derisa një në përballjen e fundit mes tyre edicionin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme