Ekonomia Online
FUNDIT

Lulzim Hetemi thotë se qytetarët po paguhen nga Serbia për nënshkrim te peticionit

Lulzim Hetemi thotë se qytetarët po paguhen nga Serbia për nënshkrim te peticionit

Në orët hershme të mëngjesit, qytetarët e komunitetit serbë iu përgjigjën thirrjes për nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarëve, në mëngjes kishte fluks më të madh të qytetarëve, teksa pasdite u pa një numër i vogël i të interesuarve. Qysh në orët e para të mëngjesit iu përgjigjën thirrjes. Qytetarët e komunitetit serb në […]

Në orët hershme të mëngjesit, qytetarët e komunitetit serbë iu përgjigjën thirrjes për nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarëve, në mëngjes kishte fluks më të madh të qytetarëve, teksa pasdite u pa një numër i vogël i të interesuarve.

Qysh në orët e para të mëngjesit iu përgjigjën thirrjes.

Qytetarët e komunitetit serb në komunën e Mitrovicës së veriut, me në krye përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, dolën për të nënshkruar peticionin për largimin e kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në sallën e sportit pati goxha interesim nga qytetarët për të nënshkruar në orët e para të së mërkurës.

Por pasdite ra ky numër ndërsa qytetarët nuk pranuan të flasin për këtë proces.

E ai që foli për peticionin ishte kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin.

Në mënyrë të organizuar para opinionit para ndërkombëtarëve se është në mënyrë të organizuar mënyrë kërcënimeve, mënyrë jo demokratike, ne po e shohim, jo veç që po nënshkruajnë, nënshkrimet jepen, por në çfarë mënyre, jo me mendimin e vet, vullnetin e vet, por me kërcënime sepse unë po bisedoj me qytetarë serbë…”, tha ai.

Ndryshe nga Mitrovica e Veriut, serbët vendosën këtë tendë të bardhë në Leposaviq, ku po monitorohej nga EULEX.

Krejt këtë ngjarje po e shihte nga zyra e tij Lulzim Hetemi, për të cilin po nënshkruhej të largohej nga pozita e kryetarit.

“Po, edhe ne kemi informata më herët është evidente shihet me sy njerëzit ose punëtorët që punojnë në shëndetësi dhe arsim, janë paguar nga republika e Serbisë, janë të detyruar, kemi informata se këtu në shkollë ka pas incident mes tyre që dikush nuk pranuar të vjen, por kemi edhe informata se në shatorin e mbuluar janë shpërnda para”, tha Hetemi.

Qeverisjen e Hetemit, po e quan ilegale një qytetar i komunitetit serb.

“Populli ka vendosur sot të nënshkruaj peticionin, që të ndërrohet qeverisja jolegale që është në komunë. Populli do të vendos kë do të votojë kut të vjen koha e zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas Udhëzimit Administrativ të përpiluar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, pas mbledhjes së nënshkrimeve të 20% të trupës elektorale, nënshkrimet dorëzohen në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për verifikim, më pas, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Afati i nënshkrimit të peticionit është deri më 22 janar 2024.tëvë1

Të ngjashme