Lumezi pjesë konferencës Rajonale Evropiane në Tiranë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 12:03 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, janë dukë marrë pjesë në punimet e Konferencës së gjashtëmbëdhjetë (16) Rajonale Evropiane me temën “ Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave që përdorin internetin”, e cila është duke u mbajtur në Tiranë.

Kryeprokurori Lumezi gjatë punimeve të konferencës ka zhvilluar takime të ndara me delegacionet e ndryshme pjesëmarrëse në konferencë si dhe me përfaqësuesit e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP).

Në këtë konference janë duke marrë pjesë shumë shtete nga regjioni dhe më gjerë.

Konferenca organizohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Prokurorëve dhe Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme