Lumezi vlerëson bashkëpunimin e institucioneve në ditën e zgjedhjeve

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 16:02 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor të 11 qershorit ka falëndëeruar prokurorët e angazhuar dhe stafin mbështetës për zbatimin me sukses të planit të veprimit të sistemit prokurorial për punën e palodhshme për parandalimin dhe hetimin e veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit ka falënderuar edhe Policinë dhe të gjitha institucionet, shoqërinë civile, mediat, OJQ-të dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Prokurorin e Shtetit në realizimin e qëllimit të tij për “Mbrojtjen e votës”.

Prokurori i Shtetit në një rekapitullim të punëve të bëra në ditën e zgjedhjeve, njofton opinionin publikë që duke u bazuar në kompetencat ligjore ka vepruar në të gjitha rastet e paraqitura si të dyshuara për pengimin e të drejtave të votimit dhe ato raste i ka trajtuar me prioritet.

“Me qëllim të marrjes së masave ligjore për të gjithë ata që në ditën e zgjedhjeve kanë vepruar kundër të drejtës së votimit, Prokurori i Shtetit duke u bazuar në procedurat ligjore menjëherë ka vepruar dhe si rezultat ka ngritur aktakuza ku dhe ka pasur një vendim gjyqësorë”.

Ai njëherit ka njoftuar se do të vazhdojë me procedurat hetimore për të gjitha rastet e tjera që janë në procedurë penale dhe të cilat do të trajtohen me prioritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme