Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka arritur në Stacionin Policor në Skenderaj, ku do të intervistohet lidhur me lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave Hysni Mehani, njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivistit të kësaj partie, Bahri Zabeli, raporton Ekonomia Online.
Ai është pritur me duartrokitje e brohoritje nga qytetarë para Statcionit të Policisë.