Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Prishtinë | 15 Maj 2026 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, ka sqaruar se ende nuk ka filluar intervistimi, pasi pritet të vijë njësiti për intervistim, raporton Ekonomia Online.

Ai gjithashtu kritikoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për “provokimin e djeshëm”, siç e quajti ai.

“Ku ka sjellë edhe me urdhër të Sveçlës dhe Albin Kurtit njësinë speciale me armë të gjata. Dhe sigurisht që qytetarët e shohin si provokim. Sepse ne e dimë që derisa ka incidente të vogla, po s’ka rrezik jete, ku në Prishtinë edhe vriten e nuk shkojnë as policia me forma të tilla, me maska, me armë të gjata, shihet qartë që ka provokim. Provokim prej pushtetit. Edhe ne asnjëherë nuk i kemi ikur drejtësisë, gjithmonë babai im u është përgjigjur institucioneve të shtetit tonë, që dëshmorët, invalidët, veteranët, i gjithë populli shqiptar kanë sakrifikuar për me pas një shtet të tillë, një shtet demokratik. Prandaj besoj që është e rëndësishme që qytetarët e thonë me vetë prezencën e tyre, ku sot janë me Sami Lushtakun, janë me të vërtetën e jo me propagandën”, tha ai.

“Po, ka një ftesë. Derisa s’ka ardhur ftesa, ne nuk i jemi përgjigjur. Meqenëse ka ardhur ftesa në zyrën e Komunës së Skenderajt, atëherë ne i jemi përgjigjur”, tha ai.

Ai sqaroi se ende nuk ka filluar intervistimi, pasi njësiti për intervistim ende nuk ka arritur.

“Jo, nuk ka intervistim. Presim që të vijë njësiti për intervistim. Kur të vijnë ata, vjen edhe ai”, tha ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme