Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë që pret nga Qeveria të marrë vendime lidhur me situatën në Hagë, por po e sheh një Qeveri pa fjalë.
“Këta burra që janë atje nuk janë as për vete, as për familjet e tyne por për tanë Kosovën”, tha Lushtaku për Klan Kosovën.
“Unë ,mendoj që Qeveria duhet të flasë, duhet të marrë vendime.
“Unë ma së paku jam prej atyne burrave që iu besoj fjalëve. Unë dhe qytetarët e këtij vendi duan me pa vendime konkrete nga Qeveria e Kosovës”.
“Unë pe shoh një Qeveri pa fjalë, pe shoh një Qeveri pa veprime. Uroj që Qeveria, Parlamenti i Kosovës të marrë vendime”.