Lushtaku: Po zhvillohet aksioni për eliminimin e deponive ilegale, pastërtia është detyrim ndaj qytetit

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se po zhvillohet aksioni i kësaj komune për eliminimin e deponive ilegale, duke shtuar se,  kjo betejë nuk do të ndalet deri në eleminimin përfundimtar të çdo deponie ilegale.

Lushtaku, ka shtuar edhe se, pastërtia është detyrim ndaj vetes, familjes dhe qytetit, dhe se, Skenderaj nuk do të jetë strehë e papërgjegjësisë por shembull i rendit dhe kujdesit për hapësirën publike dhe private.

Postimi:

Njoftim për qytetarët

Aksioni ynë për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo cep të Komunës së Skenderajt dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri në eleminimin përfundimtar të çdo deponie ilegale.

Çdo person fizik apo juridik që kapet duke hedhur mbeturina në vende të palejuara do të përballet me masa të rrepta ligjore.

Pastërtia është detyrim ndaj vetes, familjes dhe qytetit ku jetojmë. Skenderaj nuk do të jetë strehë e papërgjegjësisë por shembull i rendit dhe kujdesit për hapësirën publike dhe private.

Ftojmë çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij angazhimi dhe të mos heshtë përballë ndotjes. Çdo rast i hedhjes së mbeturinave mund të raportohet në Drejtorinë e Inspektoratit ( 048906154) ose në Drejtorinë e Shërbimeve Publike (048 567 897)  në Viber apo WhatsApp. Identiteti juaj do të mbetet plotësisht konfidencial ndërsa çdo denoncim i saktë do të mbështetet me subvencion sipas legjislacionit në fuqi.

Së bashku po e mbrojmë pastërtinë dhe ambientin e qytetit tonë dhe nuk do të lejojmë askënd ta ndotë atë.

Skenderaj i pastër është përgjegjësi e të gjithëve!

SL

Të ngjashme