Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar edhe njëherë në lidhje me kontratën e Telekomit me Z-mobile.
LVV ka kërkuar nga Bordi i Telekomit të Kosovës që të bëjnë publike vendimin për mosvazhdimin e kontratës me Z-mobile.
Postimi i plotë:
Edhe një herë: Bordi duhet të bëj publik vendimin për mosvazhdimin e kontratës me Z-mobile
Bordi i Telekomit të Kosovës, publikoi një reagim pas konferencës së mbajtur sot nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku deputeti Liburn Aliu, anëtar i komisionit hetimor dhe anëtar i Komisionit për Zhvillim ekonomik ku raportojnë ndërmarrjet publike si Telekomi i Kosovës, dhe drejtuesi i Komitetit profesional Fatban Bunjaku kërkuan të mosvazhdimin e kotratës me Z-mobile dhe dëmin e shkaktuar nga kjo kontratë.
Në këtë reagim Bordi nuk njofton nëse e ka dërguar njoftimin për mosvazhdimin e kontratës për Z-mobile por shpenzon kohë duke etiketuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një subjekt poltik parlamentar.
Bordi duhet të kthejë përgjigje publikut dhe deputetëve të Kuvendit për njoftimin zyrtar ku sqarohet pa ekuivoke mosvazhdimi i kontratës.
Çdo veprim tjetër i tyre bie ndesh me interesin publik, interesin e ndërrmarrjes dhe në përgjithësi me interesin shtetëror.
Anëtarët aktual të bordit duhet të kuptojnë se janë në atë detyrë me mandat dhe përkohësisht, ndaj brenda mandatit të tyre ligjor duhet të veprojnë në mbrojtje të Telekomit të Kosovës, i cili është aseti më i çmuar që ka vendi në këtë sektor.
Edhe njëherë përsërisim: Bëni publike vendimin për shkëputjen e kontratës me Zmobile.