Ekonomia Online
FUNDIT

LVV në Shqipëri akuzon për shkelje të votave në Gjirokastër

LVV në Shqipëri akuzon për shkelje të votave në Gjirokastër

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka publikuar një video të cilën e ka paraqitur si “provë filmike” sajë pretendimeve për shkelje të kodit ligjor gjatë numërimit të votave. Kjo video është shkëputur nga incizimi i procesit të numërimit me datë 26 prill, në KZAZ 80 në Gjirokastër. Filmimet janë marrë nga pamjet zyrtare filmike të KQZ-së. […]

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka publikuar një video të cilën e ka paraqitur si “provë filmike” sajë pretendimeve për shkelje të kodit ligjor gjatë numërimit të votave.

Kjo video është shkëputur nga incizimi i procesit të numërimit me datë 26 prill, në KZAZ 80 në Gjirokastër. Filmimet janë marrë nga pamjet zyrtare filmike të KQZ-së.

LVV shkruan krahas publikimit të videos se numëruesi vendos shenja mbi fjetën e votimit, ndërsa numëruesit e tjerë nuk reagojnë.

“Në këto pamje dallohet qartë konsumimi i veprës penale nga një numërues që vendos shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit, me miratimin e dhënë në heshtje nga numëruesit e tjerë, që duket se janë në bashkëpunim me të”, shkruan LVV në Shqipëri.

Gjithashtu, numëruesi në fjalë menjëherë pas numërimit ka kontaktuar në celular, sipas LLV-së, kandidatin e PS-së në qarkun Gjirokastër, ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi.

“Pas konsumimit të veprës penale, numëruesi kontakton me një numër telefoni ku është i shënuar emri i Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, që ishte edhe kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër”, shkroi LVV.

Më herët Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur akuza për shkelje ligjore të bëra nga komisionet e qendrave të numërimit gjatë procesit të numërimit të votave. Këto shkelje përfshijnë moslejimin e vëzhguesve të pavarur për të hyrë në qendrat e numërimit, presion për të mos dokumentuar krimet elektorale gjatë procesit të numërimit, injorimin e kërkesave të tre kandidatëve nga komisionet të numërimit të votave, etj.

Të ngjashme