Maas: Në dialogun Kosovë-Serbi do të ketë kompromise

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka thënë se çështja e kompromiseve nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka e cila është e kuptueshme kur bëhet fjalë për dialog mes dy vendeve dhe normalizim të raporteve, raporton Ekonomia Online.

Kryediplomati gjerman u shpreh se në fund të procesit të dialogut njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë do të jetë njëri nga elementet e zgjidhjes.

“Njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përtej kësaj nga të dy anët, kjo është normale, në dialogë mes vendeve, ka kompromise dhe unë nuk duan të heq linja të kuqe, por e di që edhe nga ana tjetër për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë shpresoj dhe dua të ketë gatishmëri nga dy palët për të gjetur kompromise, në një kohë”, tha ai.

Të ngjashme