Macron dhe Trump arrijnë përparim lidhur me taksën dixhitale

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, të hënën në mbrëmje janë pajtuar që të punojnë së bashku për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis dy vendeve mbi taksën e shërbimeve dixhitale të Parisit.

Macron njoftoi se bisedimet mbi taksën e diskutueshme, për të cilën Zyra amerikane e Tregtisë tha se diskriminon padrejtësisht kompanitë e mëdha vendore nga sfera e teknologjisë si Google, Amazon dhe Facebook do të vazhdojnë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me Donald Trump mbi taksën dixhitale. Ne do të punojmë së bashku për një marrëveshje të mirë për të shmangur përshkallëzimin e tarifave”, ka shkruar Macron në Twitter, përcjell Telegrafi.

Franca në muajin korrik të vitit të kaluar nënshkroi Ligjin për Taksën Dixhitale, sipas të cilit parashikohet një taksë prej 3 për qind të zbatohet për të ardhurat nga shërbimet dixhitale të fituara nga kompanitë që kanë të ardhura totale vjetore prej 25 milionë euro nga Franca dhe 750 milionë euro në të gjithë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme