Macron zotohet për diskutim të të drejtave të njeriut në Egjipt

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur vizitën e tij triditore në Egjipt, me qëllim të “realizimit të një dialogu të sinqertë në temat e lidhura me liritë publike dhe të drejtat e njeriut” në këtë shtet.

“Janë gjërat që po ndodhin në këtë fushë në Egjipt, ku do të fokusohem unë”, u ka thënë Macron gazetarëve më 27 janar.

“Do të jem më i hapur gjatë këtij udhëtimi”, është shprehur ai.

Lideri francez ka thënë se do zhvillojë “dialog konfidencial” me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi në “çështjet individuale” sa i përket burgosjes së kundërshtarëve, kur të dy liderët të takohen më 28 janar.

Ai ka thënë se konsideron që është në interes të presidentit të Egjiptit dhe vetë këtij shteti, që të respektohen të drejtat e njeriut.

Sisi ka fituar pushtetin më 2013 në Egjipt, pas përmbyjes së pushtetit të paraardhësit të tij islamit, Hosni Mubarek.

Mirëpo menaxhimi i fushës së të drejtave të njeriut është kritikuar shumë gjatë udhëheqësisë së Sisit, andaj Macron ka thënë se shumë persona që nuk përbëjnë rrezik janë tanimë të burgosur në Egjipt.

“Mendoj se ajo çfarë po ndodh këtu, herët apo vonë do të rrezikojë stabilitetin e Egjiptit. Prandaj, mendoj se politikat që janë duke u bërë nga intelektualët dhe shoqëria civile e Egjiptit janë edhe më të fuqishme sesa në kohën e regjimit të Mubarakut”, ka thënë Macron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme