Ekonomia Online
FUNDIT

Malazezët vërtetojnë epitetin, mbajnë kampionat të përtacisë

Malazezët vërtetojnë epitetin, mbajnë kampionat të përtacisë

Katër malazezë treguan vendosmëri, këmbëngulje të madhe dhe plogështi maksimale, deri në atë pikë sa të shpalleshin fituesit e “Lojërave Olimpike të përtacisë”. Konkursi, i zhvilluar në Brezna, vë në lojë një stereotip të hershëm: atë të malazezëve që nuk u pëlqen puna. Fituesve nuk iu desh të bënin ndonjë gjë të veçantë, përveçse të […]

Katër malazezë treguan vendosmëri, këmbëngulje të madhe dhe plogështi maksimale, deri në atë pikë sa të shpalleshin fituesit e “Lojërave Olimpike të përtacisë”. Konkursi, i zhvilluar në Brezna, vë në lojë një stereotip të hershëm: atë të malazezëve që nuk u pëlqen puna.

Fituesve nuk iu desh të bënin ndonjë gjë të veçantë, përveçse të qëndronin të shtrirë mbi një dyshek në dysheme për 49 orë rresht, e kështu arritën ta çonin trofeun në shtëpi.

Ata, madje, mundën të thyenin edhe rekordin e kësaj gare, sepse fituesit e vitit të kaluar kishin qëndruar në të njëjtin pozicion për 48 orë e gjysmë.

“Në të gjithë Ballkanin gjen barsoleta për malazezët dhe dembelizmin e tyre”, tha për “Euronews” një nga organizatoret, Radonja Blagojeviç, e nga kjo na erdhi frymëzimi.

Sfidës iu përgjigjën rreth 60 konkurrentë. Çmimi i parë ishte simbolik, 400 euro, por interesi sërish nuk mungoi. Fitues janë 3 vajza dhe një djalë.

Gjatë konkursit lejohet çdo gjë: të hash, të pish, të bisedosh e të lundrosh në internet, me kushtin që të qëndrosh të gjithë kohën i shtrirë në dyshek. Kush çohet, sikur edhe për të përdorur tualetin, skualifikohet menjëherë.

Zakonisht fituesi është i fundit që çohet, por këta të katërt ranë dakord të ngriheshin së bashku, pas thyen rekordin e vitit 2017.

Të ngjashme