Malisheva ndër vendet më të sigurta dhe të qeta

????????????????????????????????????
Prishtinë | 18 Tet 2018 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Në Malishevë është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila është drejtuar nga nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha.

Bazuar në raportimet e anëtarëve të KKSB-ës dhe bazuar në raportet e organeve të rendit, situata e sigurisë së përgjithshme, i vlerësua e qetë dhe stabile, dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Fillimisht në mbledhjen e sotme, Berisha, në emër të KKSB-ës, e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm të ish komandantit të stacionit policor në Malishevë, kapitenit Halil Morina, si dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e re në të cilën është emëruar, kurse komandantit të ri të stacionit policor në Malishevë, kapitenit Hazir Berisha, i ka uruar suksese në detyrën e komandantit, dhe i ka premtuar bashkëpunim të pakufizuar.

Përndryshe, në raportimin e komandantit të stacionit policor, kapitenit Hazir Berisha, duke u bazuar në të dhënat policore, dhe në deklarimet e anëtarëve tjerë të KKSB-ës në Malishevë, për vlerësimin e situatës së sigurisë së përgjithshme, situata e sigurisë së përgjithshme u vlerësua e kënaqshme, e qetë dhe stabile.

Ndërsa në pikën e dytë, për sigurinë në trafik, anëtarët e KKSB-së, duke u bazuar në disa aksidente në rrugë, kanë kërkuar marrjen e masave për krijimin e sigurisë në rrugë, për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme