Malishevë: Djali ia vodhi babait 10 mijë euro, arrestohet

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Të martën Policia e ka arrestuar një person në Malishevë. I njëjti dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij 10 mijë euro. Rasti është nga policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

I riu është ndaluar për 48 orë dhe prokurori i shtetit e ka iniciuar rastin si “Vjedhje e rëndë”.

Në disa media është raportuar se i dyshuari ishte zhdukur për disa ditë dhe policia e kishte gjetur atë tek një vilë.

Të ngjashme