Malishevë, punëtori e prenë shputën e këmbës duke punuar, dërgohet me urgjencë në QKUK

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person të martën ka lënduar-prerë shputën e këmbës në vendin e punës.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë, derisa rasti ka ndodhur në Komunën e Malishevës.

“Viktima mashkull K-Shqiptar, ka kërkuar ndihmën mjekësore  në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës. Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë”, thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme