Man City përfundimisht heq dorë nga Ronaldo

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez, Manchester City ka hequr dorë përfundimisht nga transsferimi i Cristiano Ronaldos.

Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

“Citizens” janë jashtë garës për transferimin e yllit portugez, ndonëse ishin të interesuar para 24 orëve.

Kjo u është komunikuar edhe Juventusit edhe agjentit Jorge Mendes.

Nuk kishte arritje të marrëveshjes personale dhe çmimit të transferimit, teksa kishte mosmarrëveshje që nga dje.

Të ngjashme