Ekonomia Online
FUNDIT

Man Utd konfirmon pasuesin e përkohshëm të Solskjaerit

Man Utd konfirmon pasuesin e përkohshëm të Solskjaerit

Manchester Unitedi ka konfirmuar se pasues i përkohshëm i të larguarit, Ole Gunnar Solskjaer, do të jetë legjenda Michael Carrick. Drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë vendosur sot (e diel) të ndajnë përfundimisht rrugët me norvegjezin Solskjaer. Shkarkimi i Solskjaerit erdhi pas një morie rezultatesh negative, ndërsa kupa u mbush pas humbjes turpëruese 4-1 […]

Manchester Unitedi ka konfirmuar se pasues i përkohshëm i të larguarit, Ole Gunnar Solskjaer, do të jetë legjenda Michael Carrick.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë vendosur sot (e diel) të ndajnë përfundimisht rrugët me norvegjezin Solskjaer.

Shkarkimi i Solskjaerit erdhi pas një morie rezultatesh negative, ndërsa kupa u mbush pas humbjes turpëruese 4-1 nga Watford të shtunën.

Megjithatë, drejtuesit e Unitedit kanë vendosur për një pasues të përkohshëm dhe jo një trajner të përhershëm.

Bëhet fjalë për legjendën Carrick, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në momentin kur drejtuesit gjejnë trajnerin e ri.

“Michael Carrick tani do të marrë drejtimin e ekipit për ndeshjet e ardhshme, ndërsa klubi kërkon të emërojë një menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Ndryshe, Carrick ishte ndihmës i Solskjaerit gjatë punës së këtij të fundit si trajner i parë i ekipit nga Old Trafford.

Official: Michael Carrick will now take charge of the team for forthcoming games, while #mufc look to appoint an interim manager to the end of the season.

— UtdDistrict (@UtdDistrict) November 21, 2021

Të ngjashme