Manchester City ka thyer disa rekorde këtë sezon, por ato më të rëndësishmet ka gjasa të thyhen në javën e ardhshme në derbin kundër Manchester United.
Në rast se “Cityzens” arrijnë të mposhtin “Djajtë e Kuq” në ndeshjen e së shtunës, atëherë ata sigurojnë titullin matematikisht, me ç’rast kjo do të ishte data më e hershme që një ekip në Angli fiton Premier League dhe ky është vetëm një, nga nëntë rekordet që City mund t’i thyej këtë edicion.
Këto janë rekordet që mund t’i thyej Manchester City, deri në fund të këtij sezoni në Premier League:Sigurimi i titullit në datën më të hershme në histori – Rekordin e mban Manchester United në sezonin 2000/01.
Më së shumti pikë të arritura brenda një sezoni – Rekordin e mban Chelsea në sezonin 2004/05.
Më së shumti fitore brenda sezonit – Rekordin e mban Chelsea në sezonin 2016/17.
Më së shumti fitore si vendas – Rekordin e mbajnë Chelsea (2005/06), Manchester United (2010/11), Manchester City (2011/2012).
Më së shumti fitore si mysafir – Rekordin e mban Chelsea në sezonin 2004/05.
Më së shumti gola të shënuar – Rekordin e mban Chelsea në sezonin 2009/10.
Golaverazhi më pozitiv – Rekordin e mban Chelsea për sezonin 2009/10.
Më së shumti gola të shënuar si mysafirë – Rekordin e mban Liverpool në sezonin 2013/14.
Diferenca më e madhe në pikë me vendin e dytë – Rekordin e mbante Manchester United në sezonin 1999/00.