Mandzukic pranon oferta të reja nga Katari

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Mario Mandzukic është duke kaluar javët e fundit tek skuadra e Juventus.

Ylli kroat, Mandzukic, duket se nuk do ta ketë edhe shumë të gjatë aventurën e tij me skuadrën kampione të Serie A.

Ardhja e Maurizio Sarri në krye të stolit të ‘Zonjës së Vjetër’ ka bërë që Mario të mbetet jashtë skemave të skuadrës.

‘Daily Record’ raporton se kanë arritur oferta të reja nga Katari, për Mandzukic.

Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm jashtë Evropës edhe gjatë verës, por transferimi nuk u finalizua kurrë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i kroatit, i cili po kërkohet edhe nga Manchester United.

Të ngjashme