Maqedonci në Gjermani: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri me Berlinin

Prishtinë | 22 Pri 2026 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermania, Nils Schmid, në kuadër të vizitës së tij zyrtare.

Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ofron Kosova në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin në kuadër të misionit të KFOR.

“Diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve tona dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it,” ka deklaruar ministri Maqedonci.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit janë trajtuar edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të trajnimit.

“Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit,” ka shtuar ai.

Ministri i Mbrojtjes ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin sipas standardeve të NATO.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin tonë për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin sipas standardeve të NATO-s dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal,” ka theksuar Maqedonci.

Të ngjashme